Anik e Rejana Ismajli, fëmijë të një familjeje bujare shqiptare nga Dobroshti i Tetovës, me qëndrim e veprim në Leverkusen të Gjermanisë kishin paraqitje mbreslënëse në botërorin e Kickboxit.

Nga 4 deri më 6 tetorë u mbajt kampionati Botëror i Federatës WFMC në Kickbox ku morën pjesë mbi 1500 garues nga mbi 40 shtete të ndryshme.
Në mesin e tyre ishin edhe dy të rinjë shqiptarë (vëlla e motër) nga Dobroshti i Tetovës, Anik dhe Rejana Ismajli, anëtarë të klubit të Kickboxit nga Leverkuseni „Fightclub Leverkusen” i udhëhequr nga shqiptari me prejardhje nga Gjakova, Baki Hoxhaj.
Si Aniku, ashtu edhe Rejana garuan me shumë sukses në disa kategori të ndryshme, duke marrë fitore pas fitoreje. Kjo ecuri Anikut i solli 2 tituj kampion (medalje të arta), 1 medalje të argjendtë (vendi i dytë) dhe një bronz (vendi i tretë.
Ndërkohë motra e tij Rejana fitoi gjashtë medalje (2 të arta, 2 argjend dhe 2 bronz).

Trainerët Baki Hoxhaj dhe Shkodran Idrizi nga “Fightclub Leverkusen” mbetën shumë të kënaqur me paraqitjet dhe rezultatet e arritura nga Aniku dhe Rejana, të cilë kështu vazhduan serinë e triumfeve, pasi paraprakisht kishin dalë kampion të Gjermanisë në kategoritë e tyre dhe fituan edhe titullin International i Gjermanisë. Me këto triumfe praktikisht siguruan pjesëmarrje në kampionatit Botëror i cili u zhvillua në Rüsselsheim të Gjermanisë.

