Vizitë nga mërgimtarët në Uskana, vijojnë përgatitjet për Botërorin e Kickbox-it në Madrid

Uskana Martial Arts Academy mirëpriti mysafirë që ndoqën nga afër përgatitjet e sportistëve Arijan dhe Blerian Arslani.

Akademia e arteve marciale Uskana, nën drejtimin e trajnerit Urim Saiti, mirëpriti Florim Useinin me partnerin e tij Nadi Zendeli, si dhe miqtë Lirim Useini dhe Xhevat Mehmedi.

Gjatë vizitës, mysafirët ndoqën seancën stërvitore të Arijan dhe Blerian Arslanit, të cilët po përgatiten intensivisht për Kampionatin Botëror të Kickbox-it, që do të mbahet në Madrid të Spanjës, nga 5 deri më 10 nëntor.

Gara zhvillohet nën ombrellën e Federatës Botërore të Kickbox-it ISKA, ku Maqedonia e Veriut përfaqësohet nga presidenti Urim Saiti.

Vizita përbënte një mbështetje të veçantë për sportistët në prag të sfidës ndërkombëtare. Nga akademia shprehën mirënjohje për mysafirët, duke vlerësuar praninë dhe inkurajimin e tyre për sportistët që synojnë të përfaqësojnë denjësisht vendin në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close