Medalja e artë në Kampionatin Ballkanik për mundësin shkupjan Omer Memedi. Në garat e zhvilluara në Koprivnicë të Kroacisë, Memedi triumfoi në kategorinë deri në 97 kilogramë dhe siguroi titullin e kampionit të Ballkanit në konkurrencën U20.

Rrugëtimi drejt medaljes së artë nisi me fitoren 5:3 ndaj Ilija Atanasovit, ndërsa në duelin e radhës ai ishte bindës edhe ndaj rumunit Balash Lorinc, të cilin e mposhti 9:2.
Në finale, Memedi fitoi përballë turkut Yunus Balci, duke siguruar medalje e artë.
Me këtë sukses, Memedi regjistron një tjetër rezultat të rëndësishëm në karrierën e tij dhe konfirmon veten si një nga emrat më të spikatur të mundjes në rajon në kategorinë U20.

