Maqedonia pësoi disfatë 0:2 edhe nga Skocia në Shkup, duke thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve.

Pas ndeshjes ka folur seleksionuesi i Maqedonisë, Goce Sedlloski.
“Urime për Skocinë. Ishin më të shpejtë, më të fuqishëm në duele dhe për këtë arsye luajnë aty ku luajnë. Është e vështirë të komentosh pas një serie humbjesh, por unë nuk do të ndalem këtu dhe do të vazhdojmë me procesin. Në 30 minutat e para luajtëm në panikë, ndërsa Skocia e mori iniciativën dhe dominoi. Mendoj se periudha e fundit dhe inkuadrimet e Dorievit dhe Maleskit e gjallëruan ekipin tonë. Kundër yjeve të Premierligës luajtëm me tre futbollistë nga Liga jonë e Parë”, ka thënë Sedloski.
“E vetmja skuadër me të cilën mund të përballemi në këtë grup të Ligës B është Sllovenia. Ndoshta në shtëpi do të mund t’i bëjmë ballë Sllovenisë. Për ekipin zviceran nuk ka nevojë të harxhohen fjalë, ndërsa edhe kjo Skoci është një përfaqësuese e fuqishme”, është shprehur Sedloski.

