Investim i ri në Kodrën e Diellit, vendosen porta moderne për skanimin e biletave

Kodra e Diellit vazhdon me investimet për përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve për vizitorët. Porta të reja për skanimin e biletave janë vendosur para ski-ashensorëve, me synimin për të reduktuar pritjet dhe për të mundësuar një qasje më të shpejtë drejt pistave.

Investimi i ri në Qendrën e Skijimit në Kodrën e Diellit synon modernizimin e procesit të kontrollit të biletave dhe krijimin e një përvoje më të mirë për adhuruesit e skijimit.

Portat e reja me teknologji bashkëkohore do të mundësojnë kalim më të shpejtë dhe më të lehtë drejt ski-ashensorëve, ndërsa njëkohësisht pritet të rrisin efikasitetin dhe sigurinë gjatë kontrollit të biletave.

Drejtori i Qendrës së Skijimit në Kodrën e Diellit, Gani Aliji, thekson se ky është një tjetër hap në procesin e modernizimit të qendrës.

“Ky investim është pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet në Kodrën e Diellit. Me vendosjen e portave të reja për skanimin e biletave synojmë që vizitorët të kenë një kalim më të shpejtë, më të lehtë dhe më efikas drejt pistave. Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe teknologji moderne, me qëllim që Kodra e Diellit të ofrojë standarde sa më të larta për të gjithë adhuruesit e skijimit”, thotë Aliji për Sportmania.

Nga Qendra e Skijimit bëjnë të ditur se investimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me synim përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për vizitorët gjatë sezonit dimëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close