Gazetari i televizionit Shenja, Enis Murtezi ka qenë i ftuar në podcastin “Lojtari i 12-të” me gazetarin Blerim Zenuni. Murtezi nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut njihet ndër vite si tifozët i zjarrtë i skuadrës italiane, Lazio, një histori e veçant që rrallë herë ndëgjojmë të kemi simpatizant për ekipe që nuk janë favorite për titull në kampionate.

Enis Murtezi ka treguar se si ka lindur dashuria për klubin e Lazios, por edhe shumë gjëra tjera, duke treguar edhe për lojtarët më të mirë në histori që ka pasur ky klub.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk e ka pritur se këtë sezon me trajnerin Gennaro Gattuso të shkëlqejnë në Seria A, ku aktualisht mbajnë pozitën e parë, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj si Interi, Roma, Milani e Juventusi. /Sportmania/
Emisioni i plotë me tifozin e Lazios, Enis Murtezi e gjeni në linkun në vijim:
PJESË TË SHKURTA NGA EMISIONI:
SHIKO VIDEON

