Çurlinov: Skocia ka yje, por ne e kemi Bardhin, Elmasin e Dimitrievskin


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar stërvitjen e sotme në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Goce Sedlloski i presin sfida në transfertë kundër Skocisë në Glasgou dhe përballja me Slloveninë në shtëpi, ndërsa pritshmëritë e tij i ndau futbollisti që është rikthyer në përfaqësuese, Darko Çurlinov.

“Skocia ka yje, ndërsa edhe ne kemi Elif Elmasin, Bardhin dhe Stole Dimitrievskin. Sot nuk ka përfaqësuese që nuk mund të mposhtet, prandaj këtë duhet ta dëshmojmë në fushën e lojës. Minutazhi në klub është shumë i rëndësishëm dhe ajo energji përcillet edhe këtu. Është mirë që të gjithë luajmë në klubet tona dhe kemi minutazh, ndaj besoj se kjo do të ketë ndikim pozitiv në këto dy ndeshje”, ka thënë Çurlinov.

Maqedonia të premten do të luajë në transfertë kundër Skocisë në Glasgou, ndërsa tri ditë më vonë, në shtëpi, do ta presë Slloveninë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close