Ka nisur oferta “Early Bird” për biletat sezonale të skijimit në Kodrën e Diellit për sezonin 2026/27. Çmimet promocionale do të jenë në fuqi deri më 16 nëntor 2026, ndërsa blerja e biletave do të bëhet ekskluzivisht online.

Çmimet e biletave sezonale janë përcaktuar sipas grupmoshave:
- 6–14 vjeç: 10.000 denarë
- 15–24 vjeç: 12.300 denarë
- 25–62 vjeç: 14.600 denarë
- 63 vjeç e lart: 7.000 denarë
Blerja mund të realizohet përmes faqes zyrtare të qendrës së skijimit, në këtë adresë:
Informacione për blerjen dhe aktivizimin
Personat që posedojnë fizikisht biletën sezonale nga sezoni i kaluar duhet vetëm ta sjellin atë për riaktivizim. Ndërsa ata që blejnë biletë sezonale për herë të parë duhet të paguajnë edhe 400 denarë shtesë për kartelën.





Rregullat e përdorimit
Bileta sezonale është personale dhe nuk mund të përdoret nga një person tjetër. Ajo nuk vlen për skijimin e natës, ndërsa orari i funksionimit të ski-ashensorëve është nga ora 08:45 deri në 15:30.
Çfarë ndodh me biletën nëse sezoni nuk ka mjaftueshëm ditë me borë?
Sipas kushteve të publikuara, nëse gjatë sezonit nuk realizohen gjithsej 20 ditë me borë, bileta sezonale do të jetë e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm. Në rast se gjatë sezonit realizohen 20 ose më shumë ditë me borë, bileta nuk bartet dhe nuk vlen për sezonin pasues.
Për më shumë informacione, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin +389 71 393 104, gjatë orarit 08:00–16:00.

