Kosova rrezikon ta humbasë të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, pasi, sipas deklaratës së publikuar, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka shprehur shqetësim për mungesën e përgjigjeve institucionale.

Në reagim thuhet se Prishtina është përzgjedhur për organizimin e këtij eventi sportiv dhe se tashmë janë hartuar masterplani, projektet dhe lokacionet përkatëse, të cilat janë votuar edhe në Asamblenë e Kryeqytetit. Megjithatë, sipas deklaratës, përgjegjësia për hapat e mëtejshëm i takon Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ.
Po ashtu, bëhet e ditur se më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe mund të thirret një Asamble e Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e organizimit të Lojërave Mesdhetare. Në deklaratë shprehet shqetësimi se mungesa e veprimeve institucionale mund ta rrezikojë një mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

