KM Liria prezanton stafin e ri teknik

Klubi i Mundjes Liria, pas emërimit te kryetarit të ri Ejup Ademit, ka prezantuar stafin e ri teknik, i cili do të jetë përgjegjës për punën dhe përgatitjen e mundësve të klubit në periudhën e ardhshme.

Stafi teknik përbëhet nga Ramadan Shabani, Abaz Emini, Sufjan Ismaili dhe Nehat Xhaferi, emra që do të angazhohen në drejtimin dhe zhvillimin e sportistëve të Lirisë.

Me këtë ekip, klubi synon të vazhdojë traditën e suksesshme në mundje, duke punuar me përkushtim për përgatitjen e gjeneratave të reja dhe arritjen e rezultateve të reja sportive.

Përveç prezantimit të stafit teknik, KM Liria po vazhdon edhe me përmirësimin e kushteve në palestrën sportive „Mentaz Allajbegu“, ku së fundmi janë realizuar pastrimi i përgjithshëm dhe riparimi i sistemit të ndriçimit, ndërsa në ditët në vijim pritet të vazhdojnë edhe ndërhyrjet e tjera në hapësirat dhe pajisjet e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close