Kasami: Stadiumi i Tetovës pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se pret që stadiumi i Tetovës të përfundojë deri në fund të vitit 2027, duke e cilësuar projektin si një investim kapital me rëndësi jo vetëm për Tetovën dhe Shkëndinë, por edhe për gjithë Maqedoninë.

Në emisionin “Verdict” në TVM2, në intervistë me gazetarin Artan Nuhiu, Kasami tha se stadiumi do të jetë ndër objektet më të rëndësishme sportive në vend, pas stadiumit të qytetit të Shkupit.

“Unë besoj, në bazë të dinamikës, që viti 2027, pra deri në fund të vitit 2027, do të përfundojë me sukses edhe ky projekt kapital dhe i rëndësishëm, jo vetëm për Tetovën, jo vetëm për Shkëndinë, por për të gjithë Maqedoninë”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi se stadiumi do të ketë rëndësi për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të Shkëndisë, ekipeve të tjera të ligës së parë, por edhe të përfaqësueses së Maqedonisë.

“Do të jetë pas stadiumit të qytetit të Shkupit, i dyti për nga pesha, bukuria dhe rëndësia që e ka”, tha Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close