Djaloshi tetovar Ron Bilalli ka regjistruar një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Stamboll të Turqisë, duke përfunduar në vendin e pestë në kategorinë kadetë -52 kg.

Pas katër fitoreve radhazi në fazën eliminatore, Bilalli u ndal në gjysmëfinale nga përfaqësuesi i Kroacisë. Më pas, në luftën për medaljen e bronztë, ai pësoi humbje ndaj një garuesi nga Turqia, duke mbetur vetëm një hap larg podiumit ballkanik.
Roni triumfoi ndaj garuesve nga Bullgaria, Turqia dhe Qiproja, duke dëshmuar potencialin dhe cilësinë e tij në një konkurrencë mjaft të fortë.
Pavarësisht se nuk arriti të sigurojë medalje, vendi i pestë në një kampionat të nivelit ballkanik përbën një sukses të rëndësishëm për sportistin tetovar dhe një dëshmi të talentit të tij.

