Sezoni i ri në volejboll hapet sonte kur Shkëndija luan sonte kundër Universitetit të Tetovës në ndeshjen e parë të paraxhiros së Ligës së Parë Shtetërore të volejbollit. Përballja, që nis në orën 19:00 në sallën sportive të Gjimnazit të Tetovës, ka rëndësi të veçantë, pasi fituesi siguron një vend në Grupin A, ndërsa humbësi do të garojë në Grupin B.

Shkëndija hyn në këtë sfidë me përforcime të reja ndërkombëtare, duke synuar të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri.
Përforcimet e Shkëndijës
🇹🇷 Hüseyin Yılmaz – Organizatori turk, i lindur më 31 janar 2006, është 195 centimetra i gjatë dhe i bashkohet skuadrës për të kontribuar në organizimin e lojës.
🇬🇪 Abuser Abuseridze – Reprezentuesi i Kombëtares së Gjeorgjisë luan në pozitën e sulmuesit të kundërt. I lindur më 3 tetor 2003 në Batumi, ai është 188 centimetra i gjatë. Abuseridze vjen me një CV interesante, pasi është shpallur MVP i Premier League të Gjeorgjisë për sezonin 2025/26, si dhe sulmuesi i kundërt më i mirë në sezonet 2023/24 dhe 2025/26.
Detajet e ndeshjes
📅 E shtunë, 17 tetor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Salla sportive e Gjimnazit, Tetovë
Një mbrëmje e rëndësishme për volejbollin tetovar, me dy skuadra të qytetit që synojnë një vend në Grupin A të elitës shtetërore.

