Shkëndija Volej debuton në Ligën e Dytë, një lajm i mirë për volejbollin e femrave në Tetovë

Shkëndija Volej nis sot një kapitull të ri, duke debutuar me ekipin senior në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra tetovare do të përballet me Borecin e Velesit, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive të Gjimnazit në Tetovë.

Klubi, i themeluar në vitin 2016 nga legjenda e volejbollit tetovar, Habil Ajeti, dhe bashkëshortja e tij, Semra Ajeti, ish-volejbolliste e suksesshme e Shkëndijës, për dhjetë vjet është përqendruar te puna me grupmoshat e reja. Tashmë, pas një dekade përkushtimi në zhvillimin e talenteve, Shkëndija Volej bën hapin e radhës, duke u përfshirë në garat seniore.

Një veçori e skuadrës është se të gjitha lojtaret janë nga Tetova. Ekipi përbëhet nga volejbolliste të moshave 14 deri në 21 vjeç, duke dëshmuar se klubi u jep hapësirë vajzave të reja të qytetit që duan të merren me këtë sport dhe të vazhdojnë zhvillimin e tyre në nivel garues.

Debutimi i Shkëndija Volej në Ligën e Dytë përbën një lajm të mirë për volejbollin e femrave në Tetovë, duke krijuar më shumë mundësi për talentet vendase dhe duke i dhënë një perspektivë të re zhvillimit të këtij sporti në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close