Egnatia ka barazuar përballë Midtjylland, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Ishte minuta e 26-të, kur Ildi Gruda u gjet saktë në zonë dhe me kokë, sulmuesi “shënjestron” topin në cepin e djathtë të portës duke kaluar në avantazh rrogozhinasit. Megjithatë, 7 minuta zgjati festa për kampionët e Shqipërisë pasi Cho Gue-Song barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Egnatia pati disa shanse për të marrë fitoren, mirëpo në fund u mjaftuan me një pikë që i jep “zemër” skuadrës së Nevil Dede për vazhdimësinë e këtij rrugëtimi.

