Struga Trim Lum është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi e mposhti Bellasicën me rezultat 2:0.

Pas fitores, trajneri Bledi Shkëmbi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe kualifikimin në mesin e tetë ekipeve më të mira të garës, veçanërisht me lojën e futbollistëve të rinj, të cilëve iu dha mundësia të dëshmoheshin në këtë ndeshje.
“Natyrisht, jemi të kënaqur me kualifikimin.
Për këtë ndeshje vendosëm t’u jepnim mundësi futbollistëve që gjatë kësaj jave kishin pasur më pak minuta lojë.
Mendoj se kjo ndeshje ishte shumë e dobishme për ne edhe në këtë aspekt.
Besoj se futbollistët e rinj luajtën mirë dhe se, në fund, u kualifikuam me meritë në çerekfinale”, deklaroi trajneri i Strugës, Bledi Shkëmbi.

