Ylli shqiptar Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Rusisë.

Gjilanasi që prej pushimit ndërkombëtar është kthyer në formën më të mirë, për ta shënuar katër gola brenda vetëm dy ndeshjeve të fundit.
Ai realizoi dy gola ndaj ish-klubit Rubin Kazan, njërin vetëm një minutë pas inkuadrimit në fushë, ndërsa nuk festoi si shenjë respekti.
Para asaj sfide, Daku kishte realizuar dy gola në Kupën e Rusisë dhe kësisoj edhe zuri vendin në 11-shen më të mirë të javës, në vlerësimet e “SofaScore“.
Ndërkohë, Daku tani duket i vendosur për të fituar vendin e titullarit te gjiganti rus, ndërsa përgatiten për përballjen ndaj CSKA pas gjashtë ditëve.

