Arbitri i Superligës turke, Yasin Kol, është arrestuar sonte në kuadër të një hetimi për baste të paligjshme dhe krime sportive.

Kol ka qenë arbitër i pesë derbive të mëdha në dy sezonet e fundit në super ligën turke:
🔸 Beşiktaş 2-1 Galatasaray | 2024/25
🔸 Fenerbahçe 0-1 Beşiktaş | 2024/25
🔸 Fenerbahçe 1-1 Galatasaray | 2025/26
🔸 Fenerbahçe 1-0 Beşiktaş | 2025/26
🔸 Galatasaray 3-0 Fenerbahçe | 2025/26
Para sezonit 2024/25, Yasin Kol nuk kishte drejtuar asnjë derbi mes këtyre skuadrave.
Sipas raportimeve, në kuadër të të njëjtit hetim është arrestuar edhe arbitri ndihmës i Superligës, Göktuğ Hazar Erel.

