Festim Abdullahu nga CrossFit The Goat shkëlqeu në garën ndërkombëtare të CrossFit-it në Beograd, duke u renditur në vendin e dytë në kategorinë e tij, në një konkurrencë me 97 garues nga vende të ndryshme të botës.

Në total, turneu mblodhi mbi 500 garues, duke e bërë këtë një tjetër sfidë të madhe ndërkombëtare për Festimin, i cili edhe kësaj radhe dëshmoi se është mes emrave që po bëjnë gjithnjë e më shumë jehonë në këtë disiplinë.
Në intervistën për Sportmania, Festimi rrëfeu për përvojën në Beograd, objektivin që kishte para garës, emocionet pas vendit të dytë dhe rrugëtimin që po ndërton bashkë me CrossFit The Goat.
Një tjetër rezultat që tregon se CrossFit-i po rritet dhe po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa Festim Abdullahu po e çon emrin e tij gjithnjë e më lart në arenën ndërkombëtare.

