Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje të plotë me Majorka-n. Muriqi mungoi në tri ndeshjet e fundit të skuadrës nga La Liga, por tani është i gatshëm për takimin e radhës që ekipi i tij e zhvillon ndaj Rajo Valejkano.

“Pirati” i mungoi edhe Kosovës në dy ndeshjet e tetorit, ndaj Lituanisë dhe Qipros dhe ishte një mungesë e madhe në sulmin “dardan”. 30-vjeçari pritet të jetë në dispozicionin e trajnerit Jagoba Arrasate për ndeshjen e së dielës.
Gjatë këtij edicioni, Muriqi ka zhvilluar gjashtë ndeshje – ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në La Liga. /Indeksonline/

