Ka ndërruar jetë, ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës dhe legjendë e Korabit të Dibrës, Besim Opre 

Besim Opre është në mendjen e çdo futbolldashësi në Tetovë pasi ka qenë pjesë e gjeneratës së artë në Shkëndijën e Tetovës që për herë të parë në histori të klubit u ngjitën në Ligën e Parë, në Shkëndijën e cila asokohe ishte edhe etnikisht e pastër dhe përfaqësonte shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Pas disa sezone te shkëlqyera ne Korab te Dibrës kryesia e atëhershme e Shkëndijës përforcon skuadrën me një lojtar tepër cilësor dhe një nder më të mirët në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Në sezonin 1996-1997 luajti plot 30 ndeshje duke qenë protagonist në kualifikim në Ligën e Parë!

Sportmania shprej ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe ata që e njohën të ndjerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close