Arbin Zejnullai shkëlqen te Egnatia, sërish në formacionin e javës

Mesfushori tetovar Arbin Zejnullai vazhdon të bëjë shumë mirë në elitën e futbollit shqiptar. Mesfushori 24 vjeçarë është përfshirë edhe një herë tjetër në formacionin më të mirë të javës në Abissnet Superiore.

Zejnullai bashkë me sulmuesin, Dwamena ishin më të merituarit në triumfin e Egnatias 2:3 në fushë të Bylisit. Paraqitja e tij është vlerësuar nga analistët e superiores duke e llogaritur në mesin e lojtarëve më të mirë të kampionatit. Kjo nuk është hera e parë që Zejnullai hyn në formacionin e javës, pasi me paraqitjet e tij ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës është shndërruar në lojtar kyç te ekipi nga Rogozhina. 

Zejnullai te Egnatia u transferua verën e shkuar nga Rabotniçki i Shkupit, pasi paraprakisht kaloi një periudhë te Lokomotiva e Zagrebit. I rritur te Shkëndija ku fitoi edhe tituj kampion, Zejnullai me paraqitjet pozitive te Egnatia ka ngjallur interes nga klube tjera nga Shqipëria dhe jo vetëm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close