Xhemal Ibishi më i miri i javës në Superligën e Kosovës

Futbollisti nga Shkupi dhe anëtar i skuadrës së Malishevës, Xhemal Ibishi është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.

Shkupjani ka fituar çmimin “Ylli i Javës” që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës. Sulmuesi 25-vjeçar u dallua në përballjen ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe duke i siguruar Malishevës tri pikë të rëndësishme.

FFK-ja e ka vlerësuar lartë paraqitjen e futbollistit, duke theksuar se përveç golit të fitores, ai kontribuoi edhe me angazhimin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

“Ibishi realizoi golin e vetëm dhe vendimtar të takimit, duke i siguruar Malishevës tri pikë tejet të vlefshme në një përballje të vështirë në udhëtim. Përveç golit, ai u dallua me angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close