Qatip Osmani me Laçin mund Vllazninë e Shkodrës

Qatip Osmani mund ish-ekipin e tij, pasi Laçi mposhti Vllazninë, në kuadër të javës së katërt të “Abissnet Superiore” të Shqipërsië. Derbi i veriut shkoi në favor të kurbinasve, të cilët fituan me rezultatin 2:0. Pas këtij dueli, trajneri tetovar, Qatip Osmani nuk fshehi kënaqësinë e triumfit.

“Sigurisht që pas humbjes me Teutën ishte me rëndësi të fitohej ndeshja. Gjatë javës jemi përgatitur për lojën e Vllaznisë. Shumicën e të tjerave ekipi i plotësoi detyrat dhe bravo u qoftë.

I pyetur nëse ekipi ka potencial për të vazhduar me rezultate pozitive, trajneri Osmani shtoi.


“Po sigurisht që do mundohemi. Nga sistemi ndonjëherë je i detyruar të ndërrosh për shkak të dëmtimeve, për arsye të ndryshme. Ekipi sot fitoi në drejtimin taktiko teknik. Ishin në dyluftime më të shpejtë, më të aftë. Sigurisht që do të vazhdojmë kështu”, tha Osmani.

Pas 4 xhirove, Laçi ka 7 pikë (2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje) dhe mban pozitën e 4 në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close