Drejtori sportiv i Kayserisporit në Prishtinë, çfarë fshihet pas këtij takimi?

Një fanellë e Kayserisporit dhe “Vokrri 9” në të njëjtën foto. Prishtina duket se ka tërhequr vëmendjen e klubit turk.

Drejtori sportiv i Kayserisporit, Seyit İçgül, është parë në Prishtinë në një takim me përfaqësues të futbollit kosovar.

Në foto bie në sy fanella e klubit turk, ndërsa në sfond qëndron fanella legjendare me numrin 9, e Fadil Vokrrit.

Ende nuk ka detaje zyrtare për arsyen e takimit, por prania e një drejtuesi të Kayserisporit në Prishtinë ka ngjallur kureshtje, sidomos në një periudhë kur klubet po planifikojnë lëvizjet e tyre për merkaton e ardhshme.

A ka diçka më shumë pas këtij takimi? Mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close