Federata Internacionale e Xhudos suspendon të gjitha turnetë deri në fund të prillit

Evenimente të shumta sportive janë suspenduar, madje në Itali Komiteti Olimpik ka vendosur që të suspendohen të gjitha sportet.

Së fundmi, hapa kundër parandalimit të shpërndarjes së Covid-19 ka marrë edhe Federata Internacionale e Xhudos, duke suspenduar të gjitha garat, deri në fund të prillit.

Në këtë periudhë do të mbaheshin garat e Grand Slam Ekateringburg (Rusi) dhe Grand Prix Tbilisi (Gjeorgji), si dhe ai i Antalisë në Turqi.

Në këto turne do të merrnin pjesë edhe garues nga Kosova, si Majlinda Kelmendi, Loriana Kuka (Rusi).

Ky suspendim do të ketë disa të këqija, përfshirë atë të grumbullimit të pikëve olimpike për xhudistët në nevojë.

Sidoqoftë situata, fedarata ka paraparë që më e rëndësishme është të ruhet shëndeti i familjes së xhudos. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close