Në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës, Leicester ka mposhtur Aston Villan me rezultatin 4:0.

Leicester gjente golin e parë me anë të Harvey Barnes, tek në minutën e 40’, për të shkuar kështu me një gol epërsi në pauzë.
Në pjesën e dytë, Jamie Vardy u përkujdes që të shënonte dy herë (63’ dhe 79’), për rezultatin 3:0.
Rezultatin final të këtij takimi dhe fitoren e Leicester e vulosi Harvey Barnes, me golin e shënuar pesë minuta para fundit.
Me këtë fitore, Leicester numëron 53 pikë në pozitën e tretë në tabelë, kurse Aston Villa mbetet me 25 pikë në pozitën e parafundit në tabelë.

