Tenisti gjerman Aleksander Zverev fitoi turneun e fundit Masters të vitit, atë të Parisit. Në finale, ai mposhti 2-0 (6-2, 6-2) francezin Ugo Humbert. Një ndeshje pa histori, komanduar nga tenisti gjerman, që nga dita e sotme ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore, duke parakaluar Karlos Alkaraz.
Ky i fundit u eliminua shumë herët nga turneu, duke zbritur në vendin e tretë. Për Zverev, ky është suksesi i shtatë në turnetë Masters, i 22-ti në karrierën e tij.
Gjermani po kalon një moment të mirë dhe konsiderohet favorit edhe për ATP Finals që zhvillohen së shpejti në Torino, ku luajnë 8 më të mirët në botë.