Zaharievski nuk është më trajner i Vardarit, Goce Sedlloski pasues i mundshëm

Srxhan Zaharievski nuk është më trajner i Vardarit. Pas disfatës nga Pelisteri, të dyja palët e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje, njofton FC Vardar.

Zaharievski është trajneri i tretë që e drejtoi skuadrën kuqezi këtë sezon, pas Gorazd Mihailov dhe Goran Petreskit. Vardari thekson se dyert do të jenë gjithmonë të hapura për njerëz si ai.

Tani përsëri po përflitet se trajneri i ri do të jetë Goce Sedloski. Ai ishte dashur të zëvendësonte Goran Petreskin, por në momentin e fundit u ndryshuan planet.  Tani po hapet sërish dera për “rikthimin” e tij në Vardar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close