“Yann Sommer e mbajti fjalën”

Yann Sommer, portieri i Bayern Munich, pas ndeshjes së kthimit të Champions League në ‘Allianz Arena’, premtoi se do t’i çonte para shtëpisë një kamion plot me çokollata zvicerane, Mathijjs de Ligt, cili e shpëtoi kundër PSG-së, duke e larguar topin në vijën fatale të portës bavareze.

Në atë rast, portieri zviceran bëri një gabim të pafalshëm, por ishte mbrojtësi holandez ai që ia shpëtoi nderin gardianit të helvetëve…

Sommer e mbajti premtimin, kamioni me 700 kg çokollatë zvicerane mbërriti në Munich. Kuptohet, ky “mal” me çokollatë nuk mund të konsumohej nga De Ligt, ndaj klubi në bashkëpunim me futbollistin holandez vendosën ta dhurojnë për bamirësi këtë dhuratë.”

"Yann Sommer e mbajti fjalën”…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close