Gjithsej 1.587 trupa do të marrin pjesë këtë të mërkurë në ruajtjen e sigurisë për ndeshjen e dytë të fazës së 16-të të Champions League ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, ndeshje e shpallur me rrezikshmëri të lartë, që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin ‘Santiago Bernabéu’.

Siç njofton institucionet qeveritare në Madrid, klubi i bardhë pret një pjesëmarrje prej rreth 63.000 personash, ndër të cilët priten të jenë rreth 1.800 tifozë të skuadrës angleze.
Në operacionin e sigurisë do të marrin pjesë 250 agjentë të Policisë Kombëtare nga njësi të ndryshme, të cilët do të monitorojnë zonat përreth stadiumit.
Këtij dislokimi do t’i bashkohen 70 anëtarë të Policisë Bashkiake të Madridit, 20 komponentë të Mbrojtjes Civile Samur, tre departamente zjarrfikëse nga këshilli i qytetit, 64 anëtarë të Kryqit të Kuq dhe 1.180 roje private të sigurisë të punësuar nga grupi lokal.
Për të përshpejtuar kontrollet në prag të ndeshjes, tifozëve u rekomandohet që të shkojnë në stadium paraprakisht.

