Volejboll: Liria e Zherovjanit mposht UT-në dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Liria e Zherovjanit është ekipi i katërt i cili ka siguruar biletë për të gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj. Liria sonte mposhti Universitetin e Tetovës me rezultatin 3:1, në setet 25:22:19:25 dhe 25:16.

Me këtë fitore Liria e Zherovjanit iu revanshuar Universitetit të Tetovës, për disfatën identike 3:1 në sete e vlefshme për ndeshjen e Play off-it të pjesës pranverore të kampionatit.

Ndryshe biletë për në gjysmëfinale të Kupës së RMV-së kanë siguruar edhe Strumica, Rabotniçki UGD Shtipi dhe Liria e Zherovjanit. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close