Destan Adili huazohet nga Rabotniçki te Pobeda 

Eksperiencë e re për sulmuesin 18 vjeçarë nga Kërçova i cili vendos të provojë veten në futbollin e të rriturve. Anësori majtak në gjysmësezonin pranveror do të jetë pjesë e Pobedës së Prilepit. 

Ish-kampionët e vendit luajnë në Ligën e Dytë, por lëvizja e Adilit ka shumë kuptim nëse shtojmë faktin se kalon në futbollin e të rriturve. Transferimi, në fakt është huazim 5 mujor nga Rabotniçki te Pobeda. Kërçovari është futbollist i ekipit nga Shkupi, një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës U19. Kyçja e kohëpaskohëshme me ekipin e parë tregon se Rabotniçki sheh potencial për të ardhmen, por në këtë moment për të ecur para duhen minuta të rregullta, prandaj ai vazhdonte me moshat e klubit. 

E ndërkohë ka qenë dëshira e vetë futbollistit që megjithatë të kalojë në futbollin e të rriturve. Pobeda pëlqente lojtarin dhe marrëveshja është arritur shumë lehtë. Destan Adili edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra nga Prilepi, derisa një tërheqje muskulore pengoi lojtarin të debutonte fundjavën e shkuar kundër Teteksit. 

Gjithsesi, 18 vjeçari majtak ka pranverën përpara që përmes Pobedës të përçojë mesazhin se është gati për tu bërë i rëndësishëm edhe në kategori të seniorëve, ashtu si ka shkëlqyer me moshat qoftë te Rabotniçki apo përfaqësueset e shpresave të Maqedonisë së Veriut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close