Vila e re ultra-luksoze e Gerard Pique ka një fushë futbolli dhe një pishinë

Gerard Pique dhe partnerja e tij, Clara Chia, pavarësisht se jetojnë së bashku në qendër të Barcelonës, në një pronë me vlerë 4.5 milionë euro, synojnë të shpërngulen. 

Siç raportohet në Spanjë, ish-futbollisti i Barcelonës dhe e dashura e tij zgjodhën një shtëpi larg zhurmës së qendrës dhe për këtë arsye kërkuan një pronë në periferi.

Për të qenë të saktë, një vilë e madhe, në një kodër, e cila ka ndër të tjera një pishinë dhe një fushë futbolli, ku ish-mbrojtësi i Barçës mund të luajë me fëmijët e tij.

Pavarësisht kësaj blerjeje të re, Pique dhe Clara Chia nuk do të largohen nga banesa e tyre në qendër, pasi edhe për ta është komode, pasi mund të shkojnë në punë pa pasur nevojë për makinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close