Jovan Nikoliç, është përforcimi i fundit i Voska Sport në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Prurja e re u prezantua nga numri një i Voska Sport, Nefi Useini.

Nikoliç te skuadra shqiptare nga Ohri vjen nga rradhët e Sutjeska Nikshiç, për të cilën skuadër i zhvilloi të gjitha 4 ndeshjet e edicionit të ri, 3 prej të cilëve në garat europiane dhe një në kampionat.
Mirëpo pavarësisht këtij fakti, i njëjti pranoi ofertën e drejtuesve të Voska Sport, me të cilën skuadër edicionin e ri do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin tonë vendor.
Nikoliç luan si mesfushor i fundit, ndërsa me përvojën e tij të madhe që ka, pritet të sjellë cilësi dhe konkurrencë të fortë te skuadra e Voska Sport.

