A po largohet Muriqi nga Mallorca? “Pirati” me letër emocionuese për tifozët

Vedat Muriqi kaloi një sezon fantastik person në La Liga, megjithatë skuadra e Mallorcas nuk arriti të siguronte mbijetesën.

Sulmuesi kosovar shënoi plot 23 gola, duke u renditur si golashenuesi i dytë më i mirë në kampionatin spanjoll, pas Kylian Mbappes.

Disa ditë pas përfundimit të kampionatit, “Pirati” ka bërë një postim emocionues për tifozët e Mallorcas.

Muriqi thotë se është i zhgënjyer, derisa ky mesazh duket si një lamtumirë e tij me skuadrën spanjolle.

“Sot fjalët kanë vërtet peshë. Sepse dhimbjen dhe trishtimin që po ndjeni ju, i ndjej edhe unë, thellë në zemrën time.

Gjatë gjithë sezonit kemi qeshur së bashku, kemi vuajtur së bashku. Kemi kaluar momente të vështira, por kurrë nuk e kemi humbur besimin tek njëri-tjetri. Sa herë që dilja në fushë, ndjeja përgjegjësinë për të mbrojtur këtë fanellë, dhe mbështetja juaj pas meje më jepte gjithmonë forcë.

Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë i pamëshirshëm. Por kush e njeh shpirtin e Mallorcës e di një gjë: ky klub gjithmonë ka ditur si të ringrihet. Dhe unë besoj në këtë me gjithë zemër.

Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por kjo stemë do të kthehet aty ku e meriton. Sepse historia e Mallorcës nuk është shkruar kurrë me dorëzim.”, ka shkruar Muriqi./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close