Ernest Muçi me super asist në golin e dytë të Mohamed Salahut

Trabzonspori ka fituar me rezultatin 2-1 përballë Basaksehir, në takimin e javës së dytë në Superligën turke.

Protagonist në epërsinë e klubit nga Trabzoni ishte Ernest Muçi. Sulmuesi i Shqipërisë bëri gjithçka mirë në një kombimin perfekt me Mohamed Salahun, me këtë të fundit që se pati të vështirë të dërgonte topin në fundin e rrjetës, për të dytën herë në këtë sfidë.

Një rikthim pozitiv për sulmuesin e kombëtares, i cili duket se ka lënë pas krahëve dëmtimin që e mbajti “peng” për dy javë larg fushave dhe performanca e tij vijon në të njëjtin nivel.

Asisti i Ernest Muçit, goli i Mohamed Salah Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close