Shkëndija – Struga të hënën në Shkup, rikthehet publiku në tribuna

Shkëndija dhe Struga do të përballen të hënën (24 gusht), në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, me ndeshjen që do të zhvillohet në kompleksin e FFM-së në Shkup, nga ora 19:00.

Pas dy ndeshjeve të para si vendas të zhvilluara pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të shqiptuar pas ngjarjeve në finalen e Kupës sezonin e kaluar, Shkëndija e Tetovës këtë herë do të ketë mbështetjen e publikut. Dënimi tashmë është përmbushur.

Edhe pse për sezonin e ri Shkëndija ka paraqitur stadiumin e qytetit në Gostivar si terren vendas, dy ndeshjet e para u zhvilluan në Shkup për shkak të angazhimeve evropiane dhe mundësisë për zhvillimin e tyre në orët e vona me ndriçim.

Për shkak të kushteve të mira të fushës dhe mundësisë për të luajtur në mbrëmje, Shkëndija do të qëndrojë edhe këtë xhiro në kompleksin e FFM-së. Të hënën, nga ora 19:00, kuqezinjtë do të presin Strugën, kësaj here me tifozët në tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close