Ka ndërruar jetë futbollisti i ri në moshën 13-vjeçare Agan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga trajneri Ismet Zeqiri përmes një postimi në rrjetet sociale.
Agan Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova dhe konsiderohej si një ndër talentet e rinj premtues të ekipit. Ai gëzonte respekt dhe dashuri nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe stafi i klubit.
Në reagimin e tij, trajneri Zeqiri ka shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit të ri, duke i dërguar ngushëllime familjes Asani dhe të afërmve të tyre.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani. Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova”, ka shkruar Zeqiri.

