Tetovari Habil Ajeti merr një tjetër detyrë të rëndësishme te Kosova

Tetovari Habil Ajeti vazhdon të fitojë besimin e institucioneve sportive të Kosovës. Pasi pak kohë më parë u emërua pjesë e shtabit teknik të Përfaqësueses A të Kosovës, ai tani ka marrë edhe një përgjegjësi tjetër të rëndësishme.

Federata e Volejbollit e Kosovës i ka besuar Ajetit drejtimin e Përfaqësueses U18 të Kosovës, e cila do të përgatitet për Kampionatin Ballkanik U18 që do të zhvillohet në Podgoricë nga 25 deri më 29 qershor.

Kosova U18 do të nisë kampin përgatitor më 13 qershor në Skenderaj, ndërsa Ajeti do të udhëheqë ekipin në këtë aktivitet ndërkombëtar para se t’i rikthehet angazhimeve me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Ish-volejbollisti i njohur tetovar, me një karrierë 28-vjeçare në parket dhe përvojë në disa shtete evropiane, po vazhdon të japë kontribut të çmuar në zhvillimin e volejbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close