Global Immobilien dhe Benjamin Imeri paralajmërojnë spektakël boksi në Gostivar 

Boksieri shqiptar Benjamin Imeri po përgatit lëvizjen më të madhe të karrierës së tij, ndërsa me mbështetjen e sponsorit gjeneral Global Immobilien dhe familjes Tairi po punohet për organizimin e një spektakli të madh boksi në Gostivar. Synimi është i qartë, një kundërshtar i nivelit të lartë dhe një event që do të tërheqë vëmendjen e opinionit sportiv.

Ndonëse në periudhën e fundit ka qenë më pak aktiv në ring krahasuar me vitet e kaluara, kjo nuk është rastësi. Sipas burimeve pranë ekipit të tij, Benjamin Imeri ka ngadalësuar qëllimisht ritmin e ndeshjeve, pasi fokusi është gjetja e një kundërshtari të fortë që do të garantonte një sfidë të denjë dhe një spektakël të vërtetë boksi në Gostivar.

Mes emrave që përmenden si opsione për ndeshjen e radhës është edhe ai i Olanrewaju Durodola, boksier me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare. Nëse planet realizohen, kjo verë mund t’i sjellë Gostivarit një nga ngjarjet më të mëdha të boksit profesional në rajon. 

Plani është që sponsori Global Immobilien të organizojë një event të madh ku do të zhvillohen 6-7 duele cilësore, me Benjamin Imerin që synon të futet në Top 10 e ranglistës. Kjo do ta bënte dajloshin nga Gradeci të kapshëm për duele akoma më serioze në boksin profesionist. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close