Jasir Asani ndahet me Esteghlalin, anësori si lojtar i lirë do të vendos për të ardhmen

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, është zyrtarisht lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me klubin iranian Esteghlal.

Sipas raportimeve, arsyeja e ndarjes janë detyrimet financiare të papaguara nga klubi për sezonin e kaluar. 31-vjeçari nga Shkupi tashmë është i lirë të zgjedhë destinacionin e radhës, ndërsa prej javësh emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Getafe në La Liga, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje zyrtare./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close