Shkëndija do të luajë nesër mbrëma duelin e kthimit ndaj Europa FC të Gjibraltarit në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës.

Tetovarët në ndeshje hyjnë me një rezultat pozitiv 5:0 të regjistruar në takimin e parë të luajtur në Gjibraltar javën e kaluar. Edhe pse kanë një avantazh tejet të madh dhe shihen si gjysmë të kualifikuar për në raundin e dytë, nga tabori i tetovarëve shprehen se edhe ndeshjen e nesërme e marrin me shumë seriozitet dhe pritet të japin më të mirën në fushë për të bërë edhe një paraqitje dinjitoze para publikut vendas.
Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Europa FC do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, nga ora 20:00./Sportmania/

