Verstappen më i shpejti, por Sainz merr “pole” pas penalizimit të holandezit

Maks Verstapen me Red Bull dha kohën më të shpejtë sot në pistën belge të SPA, mirëpo pas penalizimit për shkak të ndërrimit të motorit do ta nisë garën nga vendi i 14-të. Kështu “pol posizhën”do ti takojë pilotit spanjoll të Ferrarit, Karlos Sainz, që u rendit i dyti. Sainz do ta ndajë vijën e parë të startit me meksikanin e Red Bullit, Serhio Perez. I katërti u rendit Sharles Leklerk me makinën tjetër Ferrari, por njejt si Verstappen edhe ai është penalizuar për shkak të ndërrimit të motorit dhe do ta renditet në vendin e 15-të. Janë të shumtë pilotët që kanë vendosur të modifikojnë motorët në këtë garë, ndaj penalitetet do të jenë të shumta. Kështu, nga vendet e fundit do ta nisin këtë garë edhe Okon, Norris e Bottas. Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close