Me barazim 1:1 është mbyllur takimi hapës i xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 37-të kur Obadoviq shënon për epërsi 1:0 të vendasve, ndërsa 5 minuta më vonë Velinovski shënon gol të bukur nga distanca për rezultatin final 1:1. Ndërkaq, xhiroja e katërt në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 4 takime tjera. Shkëndija luan me Strugën, Bregallnica takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, Skopje do t’i mat forcat me Shkupin, Rabotniçki përballet me Tikveshin, ndërsa Pobeda është e lirë këtë xhiro.


