Futsall Shkupi ka humbur edhe në xhiron e dytë të turneut të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në kryeqytet. Kampionët e vendit tonë në futbollin e vogël në sallë, u mundën nga Luçineci i Sllovakisë me rezultatin 4:0. Pjesa e parë u mbyll me shifra 2:0 në favor të ekipit sllovak, ndërsa në pjesën e dytë Luçineci shënoi eshe dy gola tjerë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 4:0. Ndeshjen e radhës dhe të fundit, Futsall Shkupi do ta luajë të shtunën ndaj Krudimit.


