Riadi i Arabisë Saudite, në janar do të jetë ‘skena’ për Superkupën e Spanjës

Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, do të jetë sërish skena e edicionit të radhës të Superkupës së Spanjës 2023, e cila do të mbahet nga data 11 deri më 15 janar, duke përsëritur formatin e suksesshëm ‘Final Four’, të luajtur në dy sezonet e fundit. 

Betis, si fituese e ‘Copa de Rey’, bën debutimin e saj në kompeticion. Ajo do të konkurrojë me Real Madridin, kampion i La Ligës së fundit, si dhe me FC Barcelonën  dhe Valencian.

Me këtë rast, Barcelona-Betis dhe Real Madrid-Valencia do të jenë gjysmëfinalet, të cilat do të luhen më 11 dhe 12 janar, ndërsa finalja e këtij edicioni të ri do të zhvillohet më 15 janar. Rendi i dy palëve ende nuk është konfirmuar. Turneu do të luhet në tërësi në  stadiumin ‘King Fahd’ në Riad, me një kapacitet prej më shumë se 60.000 spektatorësh.

“Riyadi do të presë sërish Superkupën e Spanjës, nga 11 deri më 15 janar 2023. Turneu i suksesshëm përsërit skenën, me pjesëmarrjen e Betis, Real Madrid, Valencia dhe Barcelona”,- thuhet në postimin e RFEF në Twitter.

Riadi i Arabisë Saudite, në janar do të jetë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close