
Fondi Publik i Investimeve në Arabinë Saudite vijon të investojë shifra marramendëse në sport. Pas blerjes së Njukasllit, të cilin tashmë po e dërgojnë në nivelet më të larta në Premier Ligë, po nga i njëjti burim parash tashmë kërkohet blerja e një prej sporteve më popullorë në botë. Bëhet fjalë për Formula 1. Bëhet me dije nga mediat se një shifër e çmendur prej 18 miliardë eurosh ka mbërritur në tryezën e “Liberty Media”, por është refuzuar. Arabët duket se nuk kanë si të shpenzojnë paratë, teksa deri më tani kanë shfaqur hapur dominimin në futbollin europian, ku kanë ngritur në nivele të larta skuadra si Mançester Siti, PSZH dhe Njukasëll. Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë rezistimi i kreut të Formula 1.