Lideri i elitës së futbollit vendor e ka nisur me fitore serinë e ndeshjeve kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore.

Struga Trim Lum shënoi fitore 2:1 përballë Ohrid Lihnidos, në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër.
Të parët shënuan futbollistët e Ohrid Lihnidos, ndërsa Struga gjeti barazimin me golin e Fatjon Jusufit.
Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë golin debutues me fanellën e Struga Trim Lum e realizoi përforcimi më i fundit, Marjan Radeski.
Në këtë ndeshje trajneri Zaharievski provoi të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe futbollistët e rinj të akademisë, Kaba, Bauta, Istrefi dhe Hoxha, ndërsa për shkak dëmtimeve të natyrës më të lehtë, munguan dy mbrojtësit Sava Radiç dhe Mexhit Neziri.
Struga Trim&Lum mëngjesin e të hënës do të udhëtojë drejt Turqisë, për fazën kryesore të përgatitjeve, ku mes tjerash do të luhen edhe 4 ndeshje kontrolluese.

