Virusi vdekjeprurës që ka prekur Kinën ka nisur të ndikojë edhe në kalendarët sportivë.

Së fundmi organizatorët e Formula 1 kanë vendosur të shtyjnë për një të datë të pacaktuar Çmimin e Madh të Kinës, e cila ishte në program të zhvillohet me 19 prill në Shangai.
Zyrtarisht shkak për këtë shtyrje është bërë virusi që po përhapet nëpër gjithë botën dhe organizatorët e Formulës nuk kanë dashur të rrezikojnë. Nga Formula 1 nuk kanë propozuar ende një datë tjetër, ndërsa e njejta pritet të kumtohet javëve në vijim.

